Donaldi rikthehet në Top Channel, a do të vazhdojë emisioni?!

by admin
Spread the love

Donald Veshaj vazhdon të jetë kryefjalë e showbizit shqiptar edhe pas daljes nga Big Brother. Aktori fitoi vëmendje dhe me veprimet e tij kontradiktore.

Ai reagoi pas daljes për herë të parë vetëm ditën e djeshme. Një shkrim i gjatë mori vëmendjen e mediave, pasi aktori pranonte se kishte gabuar me Beatrixen dhe donte rikthimin me Borën.

“Shpresoj që Bora të shkrijë me ardhjen e verës. Mbylla dyer që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë”, shkruajti ai në story-n e publikuar në Facebook.

Burimet të Revista.ai bëjnë me dije se Donaldi është parë sot në ambientet e Top Channel. Ai ka patur një takim kokë me kokë me drejtuesit për projektin e tij.

“Më lër të flas”, ka qenë projekti i tij i prezantuar së bashku me Romeon. U mendua se do të niste shpejt, por më pas Donaldi e Romeo patën hatërmbetje për faktin se doli i dyti në garë.

Duket se situatat janë qetësuar dhe tashmë Donaldi do të rikthehet në Top Channel dhe do të bëjë emisionin e tij me Romeon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë…


You may also like