Donaldi e “lë” Beatrixën, pas disa ditësh që flenin së bashku mbrëmë ai bëri gjumë me DJ Pm

by admin
Spread the love

Donaldi vazhdon të jetë nga protagonistët më të përfolur brenda shtëpisë por edhe nga publiku jashtë.

Natën e mbrëmshme në shtëpi u fut Romeo, i cili i bëri një befasi së pari Donaldit e pastaj edhe banorëve.

Takimi i tyre ishte shumë emocional dhe pati shumë lot.

Romeo i tha Donaldit se kishte zgjidhur të gjitha telashet e tij jashtë dhe nuk dihet nëse këtu përfshiu ngatërresën me Borën.

U duk sikur vëllau i dha përkrahje të madhe atij sa i përket raportit të krijuar brenda me Beatrix dhe e inkurajoi të ndjekë zemrën duke e komplimentuar se “është treguar burrë”.

Por si duket diçka ka ndikuar pasi Donaldi bëri një sjellje që ka ngjallur dyshime në rrjet.

Faqja “Vipat e bllokut” ka kapur detajin se Donaldi është kthyer për të fjetur në shtrat me DJ PM, pas disa mbrëmjeve rresht që gjumin e bënte me Beatrix.

A ka qenë ky një mesazh i Romeos në rastet kur i pëshpëriti në vesh?

Mbetet të shihet sjellja në vijim për të parë nëse bëhet fjalë për rastësi apo ftohje që vjen nga ndonjë mesazh i transmetuar nga jashtë.

Po ashtu edhe faqja zyrtare e  Big Brodher VIP në instagram ka postuar një video të mëngjesit të sotëm ku duket se Donaldi po fle me Pajtimin.


You may also like