Donaldi dhe Beatrix japin puthjen e parë në buzë

by admin
Spread the love

Pasditen e sotme, Donald dhe Beatrix kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer puthjen e parë. Donaldi duket se qëndron pranë Beatrix dhe e puth vazhdimisht duke ia mbuluar fytyrën dhe më pas e puth në faqe e në qafë.

Që prej spektaklit të së martës, ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, gjë që sqaroi raportin. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,– tha ai duke vulosur gjithë spekulimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi la të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht tek raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pa mbyllur me moderatoren Bora Zemani.

Ndërsa në darkën që shijuan së bashku, folën rreth ndjenjave për njëri-tjetrin. Në një moment qetësie, Donaldi e puthi Beatrix-ën.

Pas puthjes Beatrix tha se është një situatë shumë e sikletshme dhe duhet marrë një vendim, ndërsa Donaldi tha se kjo situatë e ka lodhur dhe do të bëjë diçka për veten.

Donaldi dhe Beatrix javën e fundit kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje në sytë e banorëve po shihen si të pandarë. Gjatë spektaklit ata u pyetën rreth asaj që po ndodh mes tyre, dhe të dy nënkuptuan se mes tyre po lind diçka teksa Donaldi tha se kjo është ajo që do.

Tashmë duket se ata janë zyrtarishr çift.

 


You may also like