Donald Trump po bëhet gjithnjë e më i pasur. Me sa milionë dollarë u shtua ajo?!

by admin
Spread the love



NJU JORK, 7 nëntor /ATSH-ANSA/ – Donald Trump po bëhet gjithnjë e më i pasur.

Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, pasuria e tij është rritur me 500 milionë dollarë në 3.1 miliardë dollarë nga 2.1 miliardë dollarë në vitin 2021.

Agjencia Bloomberg bën llogaritjet, sipas të cilave perandoria e Trumpit është treguar elastike.

Lëvizja e tij në Florida përkoi me bumin ekonomik dhe të pasurive të paluajtshme të shtetit që rriti vlerën e pronave të tij, Mar-a-Lago dhe Doral në Miami.

Të ardhurat në vendpushimet e tij të golfit janë rritur 50% që nga viti 2019 dhe, pas shitjes së hotelit në Uashington dhe shlyerjes së borxheve, Trump tani ka më shumë para se në çdo kohë në dekadën e kaluar. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShqipëri-Mali i Zi, memorandum bashkëpunimi mes komiteteve olimpike


You may also like