Dominimi i lojës nuk mjafton, Cadiz shtang Barcelonën në “Camp Nou”

by admin
Spread the love

Cadiz ka shtangur Barcelonën në “Camp Nou” pasi e mposhti minimalisht në javën e 32-të të LaLiga. Ekipi i Xavit edhe pse e dominoi në pjesën më të madhe lojën, u ndëshkua nga një gol i Perez, ndërsa nuk arriti dot të ndryshonte rezultatin pavarësisht rasteve të shumta.

Barcelona e nis menjëherë në sulm takimin dhe që në minutat e para arrin të shfaqet rrezikshëm në portën e Cadiz fillimisht me anë të Ferran Torres e më pas me Osumane Dembele. Megjithatë, portieri dhe mbrojtësit kundërshtarë bënë një punë të shkëlqyer për të ndalur topin të shkonte drejt rrjetës.

Cadiz nga ana tjetër dha shenja jete me anë të Lucas Perez që shpërdoroi një shans të mirë shënimi. Të njëjtën gjë bëri edhe Ousmane Dembele pak më vonë që nuk mposhti dot portierin Ledesma.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekuara ndërsa me startin e fraksionit të dytë, Lucas Perez shtangu “Camp Nou” duke kaluar Cadiz në avantazh. Gjithçka u bë më e vështirë për Barcelonën që dukej edhe e pafat për të shënuar.

Tre herë radhazi rrezikoi Ousmane Dembele, por në asnjë rast nuk u tregua i qartë përpara portës. Luuk de Jong shpërdoron gjithashtu, njësoj si Sabrino që nuk përfitoi dot nga hapësira që Barcelona la në prapavijë.

Edhe shumë raste të tjera u shpërdoruan nga lojtarët e Barcelonës në minutat e mbetura, ndërsa Cadizi arrin një fitore me shumë vlera në “Camp Nou”. Ekipi i Xavit megjithatë qëndron në vendin e dytë në kuotën e 60 pikëve, ndërsa Cadiz ngjitet në vendin e 16-të duke dalë nga zona e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë. /oversport.tv

Foto: Cádiz Club de Fútbol, Twitter

You may also like