‘Doktori’ i jep fund karrierës në sportin më të shpejtë në botë – Valentino Rossi fitoi nëntë tituj, në 26 sezone dhe garoi në 432 ‘Grand Prixe’

by admin
Spread the love

Moto Grand Prix është përshëndetur sot me ikonën e garave me motoçikleta, Valentino Rossi.

Rossi ka zhvilluar garën e fundit në karrierën e tij dhe sot ka marrë pozitën e 10-të, në pistën e Valencias.

Fituesi i kësaj gare ishte Bagnaia, nga skuadra e Ducati.

Kështu, Valentino Rossi, pas 432 Grand Prixeve, 26 sezoneve dhe nëntë titujve kampion bote, ka mbyllur karrierën e tij.

Gara e fundit e ‘Doktorit’ në Valencia, do të futet në historinë e tij, pasi edhe pse përfundoi në vendin e 10-të, ai e mbylli si më i miri i të gjitha kohërave.

Vetë nofka e tij ‘Doktori’, tregon më së miri se Rossi dominoi për nëntë vite në këtë garë, duke u larguar nga sporti më i shpejtë në botë si një legjendë. /Telegrafi/


Top Channel

You may also like