Doktoresha e rreme trajtoi 30 pacientë para se të zbulohej se diplomën e kishte blerë $8 ‘online’ (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua e re në Brazil që hiqej se ishte doktoreshë, ka trajtuar rreth 30 pacientë në një spital para e të pranonte se diplomën e saj e kishte blerë në internet për rreth 8 dollarë.

27 vjeçarja Mirian Santana, e arrestuar në fillim të javës, ishte në ditën e parë të punës në impjatin shëndetësor të Coroados në São Paulo.

Por deri në kohën kur u zbulua dhe u konfrontua, ajo raportohet se kishte trajtuar pacientët duke u rekomanduar “kurat”.

Punonjësit e tjerë nisën të dyshonin dhe nisën të kontrollonin referencat e regjistrimit të saj.

Pas konfrontimit Santana pranoi se diploma e saj ishte blerë në rrjet vetëm për $8 por tha se kishte kryer një kurs infermierie në 2022, ndërsa priste të fillonte programi i fakultetit atë vit, sipas rrjetit vendas G1.

Mashtruesja tha më tej në polici se ishte një “terapiste të foluri” dhe fitonte rreth 800 dollarë në muaj, detaje që nuk janë konfirmuar nga autoritetet.

Vendin e punës në klinikë ajo e gjeti me anë të një agjencie të kontraktuar nga bashkia e qytetit.

Santana u arrestua për ushtrim të paligjshëm të profesionit, falsifikim, rrezikim të jetës së pacientëve dhe tentativë zhvatjeje.

E dyshuara po mbahet në stacionin e Tupi Paulista, për kohën e përfundimit të hetimeve dhe testimeve te shendetit mendor, sipas rrjetit brazilian G1.