DOHA – Katari zotohet të vazhdojë përpjekjet për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza

by admin
Spread the love

DOHA, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Katari u zotua sot të vazhdojë me përpjekjet për të ndërmjetësuar armëpushimin në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.

“Përpjekjet tona si shtet i Katarit së bashku me partnerët tanë po vazhdojnë. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman në një forum në Doha.

Ai tha se vendi i tij është i përkushtuar për lirimin e të gjithë pengjeve, por gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e operacionit ushtarak izraelit në Rripin e Gazës.

Udhëheqësi shprehu keqardhje për atë që ai e përshkroi si mungesë të së njëjtës gatishmëri që u tregua muajin e kaluar dhe që rezultoi në një marrëveshje armëpushimi tashmë të përfunduar, të rënë dakord nga Izraeli dhe grupi islamik palestinez.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, lehtësoi gjithashtu shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit.

Katari, një shtet i Gjirit i pasur me naftë, është mbështetësi kryesor i Hamasit, i cili është klasifikuar si një organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like