DOHA – Blinken: Papërgjegjshmëri të kërkosh që palestinezët të largohen nga Gaza

by admin
Spread the love

DOHA, 8 janar /ATSH-ANSA-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kritikoi si të papërgjegjshme deklaratat e bëra nga ministrat e ekstremit të djathtë izraelit, të cilët kërkojnë zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës.

”Qytetarët palestinezë duhet të kthehen në shtëpi sa më shpejt që kushtet do ta lejojnë një gjë të tillë”, deklaroi Blinken.

“Ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë të detyruar të largohen nga Gaza”, tha ai në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

”Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës mund të përhapet”, paralajmëroi Blinken.

Teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit hyri në muajin e katërt, kreu i diplomacisë amerikane nisi një turne të ri në disa vende arabe dhe Izrael.

“Ky është një moment tensioni i thellë në rajon. Është një konflikt që mund të përhapet duke shkaktuar edhe më shumë pasiguri dhe më shumë vuajtje”, tha ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like