Dodik i ofron Serbisë mbështetje në luftën për Kosovën – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, gjatë një fjalimi të tij tha se “RS është e gatshme të luftojë me Serbinë për integritetin territorial të Serbisë në Kosovë, por pret mbështetje në këmbim”.

“Ne duhet të luftojmë së bashku dhe të sigurojmë integritetin territorial të Serbisë. Dhe ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë integritetin tonë territorial dhe ta mbajmë atë në kuadrin e Bosnjë-Hercegovinës derisa të na garantohen të drejtat e Dejtonit.

Dhe kur kjo të mos jetë më, atëherë do të duhet të udhëheqim një politikë bashkimi. Jam i bindur se RS një ditë do të jetë një vend i pavarur. Asnjëherë nuk varet nga të huajt, por nga ne”, tha Dodik.

Kjo është një tjetër provë se kush po tenton ta trazojë rajonin – ideja e “botës serbe”, me një famëkeq si Milorad Dodik. /tesheshi.com/

You may also like