Dobi: Nuk e meritonim humbjen sot, edhe golin e shënuam ne dhe jo Egnatia

by admin
Spread the love

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi ka folur për Oversport pas humbjes shtëpiake përballë Egnatias.

“Një autogol vendosi fatin e kësaj ndeshjeje. Ky është futbolli. Ky ka qenë ndryshimi, nga ndeshjet e tjera. I thashë lojtarëve që të mbajnë kokën lart. S’e meritonim fare humbjen për mënyrën se si luajtëm.

Nuk pati nënvlerësim. Unë nuk shoh vetëm rezultatin. Nëse do të kemi vazhdimësi, duam të tregojmë përulësi dhe stabilitet, gjitha duhet të përputhen. Sot e shënuam ne golin, jo se e shënoi Egnatia. S’dua të nxjerr justifikime. Duhet të vazhdojmë. Gjëra të tilla duhet t’i minimizojmë. Gabimet për njerëzit janë, por duhet të jemi më të saktë te mënyra e interpretimit, te vendimet që marrim.

Ndonjëherë gjërat e vogla nuk na japin atë që meritojmë. Duhet të kemi vazhdimësi. Situatat për gol i kemi krijuar. Kemi akoma shumë ndeshje. Mbaroi një fazë e parë. Na vjen keq që pikët po na ikin”, tha Dobi. / Oversport.tv

You may also like