“Do të rikthehemi”, Klopp: Kemi me vete tifozët, japim gjithçka në fushë

by admin
Spread the love

Liverpool-i Jurgen Klopp është duke përjetuar sezonin më të vështirë nën drejtimin e teknikut gjerman.

The Reds kërkojnë të mbërrijnë me patjetër të paktën vendin e katërt të Premier League, me trajnerin Klopp që pavarësisht vështirësive beson se mund të mbërrijë të paktën në vendin e katërt.

Së fundmi, tekniku i Liverpool theksoi se skuadra e tij do të rikthehet sërish në lojë ndërsa kërkoi nga lojtarët e tij të japin maksimumin në çdo sfidë të mbetur.

“Duhet të tregohemi të fortë dhe të japim gjithçka në fushë, por në të njëjtën kohë edhe ta shijojmë këtë që po bëjmë. Mendoj se jemi gati të arrijmë aty ku duhet për të minimizuar dëmet e këtij sezoni.

E kemi treguar në të kaluarën se mund të bëjmë gjëra të mëdha, kemi me vete tifozët dhe shpirtin e skuadrës. do të rikthehemi dhe e rëndësishme është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Mendoj se kundërshtarët nuk janë shumë larg dhe shpresoj t’i arrijmë”, u shpreh Klopp.


Top Channel

You may also like