Do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit, ku pritet të jetë e ardhmja e Jurgen Klop? Në Gjermani nisin aludimet

by admin
Spread the love

Një ditë më parë Jurgen Klop tronditi Premier Ligën duke njoftuar se do të largohej nga Liverpuli në fund të sezonit, nëntë vjet pas mbërritjes së tij në Anfield.

Trajneri gjerman tha se nuk kishte më energji për të vazhduar, duke vendosur kështu të largohej nga drejtimi i të kuqve.

Ndërkohë menjëherë kanë nisur aludimet se ku do të jetë e ardhmja e tij.

Opsionet çojnë në një rikthim të mundshëm në Bundesligë, me një aventurë të re tek Borusia Dortmund, Bajern Mynih ose ekipi kombëtar.

Por nuk mund të përjashtohet as pensioninimi i trajnerit, i cili mund ta mbyllë karrierën në moshën 56-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

You may also like