Do të ketë 2 qendra për emigrantët në Shqipëri – Shqip

by admin
Spread the love

Historike dhe një risi për gjithë Europën, e konsideron kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni, marrëveshjen e arritur me homologun shqiptar Edi Rama për emigrantët ilegalë. Në një video të gjatë për punën e kabinetit të saj, shefja e qeverisë së Romës sqaron me detaje se si do të funksionoj kjo marrëveshje.

Sipas saj, tre janë objektivat kryesore:

T’i kundërpërgjigjen trafikimit të qenieve njerëzore, të parandalojnë dyndjet e emigrantëve të parregullt dhe të lejojë ardhjen në Europë, vetëm të atyre që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Meloni sqaron se në territorin shqiptar do të ngrihen 2 qendra që do t’i ketë nën juridiksion Italia. Ato do të shfrytëzohen për pritjen e përkohshme, përpunimin e kërkesave të azilit dhe riatdhesimin e emigrantëve të jashtëligjshëm.

“Në strukturën e parë që ndodhet në portin e Shëngjinit që do të merret me procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Ndërsa në një hapësirë më në brendësi të territorit, në zonën e Gjadrit do të jetë struktura e dytë nën modelin e qendrave të pritjes dhe riatdhesimit CPR për procedurat e mëtejshme, përfshirë riatdhesimin.

Kryeministrja italiane thekson se brenda qendrave, administrimi do të jetë plotësisht italian, ndërsa siguria jashtë territorit do të garantohet nga policia shqiptare. Siguron po ashtu se nuk do të ketë diferencime të emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri dhe se në këto qendra do të ketë edhe gra e fëmijë.

Tv Klan

You may also like