Do ta ftojmë edhe Efin në dasmën tonë

by admin
Spread the love

Kiara Tito, moderatorja e njohur shqiptare përjetoi një natë shumë emocionuese të shtunën e kaluar, pasi mori live në shtëpinë e Big Brother VIP propozimin për martesë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili sigurisht mori një PO të madhe nga Kiara.

Gjatë “Prime-t” të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia, teksa në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit. “Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfekte. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

Kiara zbuloi gjithashtu edhe se si e imagjinon ditën e saj të dasmës. “Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

Kiara madje tregon se ka në mendje të ftojë të gjithë banorët e këtij edicioni, përfshirë edhe Efin. “Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë” – tha Kiara, e cila u shpreh se do të takojë së shpejti edhe nënën e Luizit, meqënëse ajo gjendet në Shqipëri. “Normal që do ta takoj”- tha moderatorja.

You may also like