Do shkojmë në shtëpi dhe të pimë ndonjë gotë vere – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Manchester City nuk ka arritur që të dalë me pikë nga transferta e vështirë me PSG. Qytetarët janë paraqitur në mënyrë fantastike në këtë përballje, por kanë humbur me shifrat 2-0. Gabimet dhe shpërdorimet e shumta të rasteve ndikuan te rezultati, por trajneri Pep Guardiola nuk është aspak i mërzitur.

“I kemi kontrolluar lojtarët e PSG në çdo moment. Me kundërsulme ishin të rrezikshëm se dihet cilësia e tyre, por ne i kontrolluam. Mbrojtja jonë ishte e mirë dhe kam vetëm komplimente për ekipin tim. Shpërdoruam shumë raste dhe prandaj kemi humbur sot. Tani do të shkojmë në shtëpi, do të hamë shëndetshëm, do të pimë ndonjë gotë vere, do të rikuperohemi dhe përgatitem për Liverpulin”, u shpreh Guardiola. /Shqip/

You may also like