Djegia e veturave në veri, Kajtazi: Kanë qëllime politike, janë akte terroriste (VIDEO)

by admin
Spread the love

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, në “Edicionin Special” në Shqip, ka folur në lidhje me djegien e veturave në veri.

Ai është shprehur se këto sulme kanë qëllime politike, dhe sipas tij janë akte terroiste.

“Kanë qëllime politike, faktikisht edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga organet tona të specializuara, siç është policia, nuk po adresohen sipas termave të referencës të sakta këto akte që po ndodhin në vazhdimësi, që në fakt janë akte terroriste, për arsye se po tentohet të arrihen qëllime politike përmes sulmeve mbi civilë dhe jemi dëshmitar që këto janë duke vazhduar shumë gjatë”.

“Edhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk është duke i adresuar si akte të tilla, prandaj këto akte nuk mund të ndodhin pa miratimin e Qeverisë serbe, pa mbështetjen e organeve të tyre të specializuara dhe siç shihet, target janë civilët serb, të cilët në njëfarë forme janë lodhur nga e gjitha kjo që po ndodh atje dhe dëshirojnë që të inkorporohen në kuadër të sistemin politik të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Kajtazi tha se përmes këtyre veprimeve, po bëhet presion mbi civilët që të mos i pranojnë insititucionet e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Janë duke u bërë presion civilëve që të mos pranojnë insititucionet e Kosovës, mos ta pranojnë rendin kushtetues të institucioneve të Kosovës, që kjo është qëllim i Qeverisë së Serbisë. Pavarësisht marrëveshjeve politike, pavarësisht asaj se çka ka ndodhur në Ohër, këto sulme, refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje lokale i Listës Serbe, qëllimi kryesor i Serbisë është që ta ketë atë territor, jo të arrihet ndonjë marrëveshje që ai territor të mbetët në kuadër të Kosovës, por që ta marrin atë territor edhe de facto”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se aktet e tilla e rrezikojnë sigurinë e përgjithshme në atë pjesë të vendit.

“Sigurinë e përgjithshme e rrezikojnë në atë pjesë të vendit, për arsye se qytetarët serb të asaj pjese janë në hall të shkretët, për arsye se dihet që për momentin Policia e Kosovës atje nuk ka aktivitet sipas organikës së plotë, jeta në të shumtën atje kontrollohet nga grupet mafioze si dhe nga grupet të cilat i organizojnë shërbimet intelegjente serbe dhe jeta e një qytetari të thjesht të asaj pjesë të vendit është e rrezikuar, është shumë e rrezikuar do të thoja dhe deri kur do të vazhdojë kjo situatë mbetët për t’u parë. Mirëpo, pa vendime të qarta politike dhe pa një impenjim të Bashkësisë Ndërkombëtare besoj që nuk do të ketë një stabilitet afatgjatë”, tha tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like