Djegia e 14 personave në spitalit e Tetovës, dënohen me kusht udhëheqësit e spitalit

by admin
Spread the love

Ish drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi, ish drejtori ekonomik i spitalit Artan Etemi dhe mjeku Boban Buçevski, janë shpallur fajtor për zjarrin në spitalin modular të Tetovës.
Sipas gjykatësit Jordan Vellkovski, ata kanë shkaktuar rrezik për jetën e pacientëve dhe familjarëve të cilët kanë qenë në spital në momentin kritik. Vdekja e të gjithë personave është nga djegia.
Drejtorët Besimi dhe Etemi janë dënuar me 1 vite e gjashtë muaj, ndërsa u është shqiptuar dënim me kusht.
“Dënimi i shqiptuar nuk do të zbatohet nëse në afat prej tre viteve nuk do të bëjnë vepër të re penale”, tha gjykatësi raporton SHENJA.
Milionë denarë duhet të paguaj spitali i Tetovës. Mjeku Buçevski është liruar nga akuza.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like