“Djalli” tenton Zirkzen, audicione edhe për mbrojtjen. Biseda me Bolonjën, sfida e nesërme si “sebep”

by admin
Spread the love

Goditja e madhe ofensive për Mi lanin është shtyrë për në verë. Dhe për momentin objektivi i madh është Joshua Zirkze i Bolonjës. Në kuadër të përballjes së nesërme mes kuqezinjve dhe Bolonjës, do të jetë gjithashtu rasti që drejtuesit të flasin për mundësinë e realizimit të këtij operacioni.

Bologna’s Joshua Zirkzee jubilates at the end of the the Italian Serie A soccer match Bologna FC vs Torino FC at Renato Dall’Ara stadium in Bologna, Italy, 27 November 2023. ANSA /ELISABETTA BARACCHI

Duke qenë se Olivie Zhiru nuk pritet të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në fund të sezonit, “djalli” duhet të nënshkruajë një numër “9” të nivelit të lartë dhe deri më sot favorit është holandezi. Marrëveshja mund të përfshijë edhe kartonin e Aleksis Salmakers, i cili është i huazuar te kuqeblutë me të drejtën e blerjes të vendosur në 12 milionë euro. Operacioni i përgjithshëm për Zirkzee është rreth 40 milionë, ndaj përfundimi ideal do të ishte kartoni i belgut, plus 25 milionë euro me sulmuesin që më pas do të vishej kuqezi.

PRAPAVIJA

Sipas asaj që raporton “Sportmedasiet”, Milani vijon të kërkojë një përforcim të ri për mbrojtjen në këto ditë të fundit të afatit kalimtar të janarit. Ka tre kandidatë që vijojnë të përmenden: Shalobah, Kivior dhe Brasie. Për të parin, Çelsi është i hapur për një huazim me të drejtë blerjeje, por në “Casa Milan” reflektojnë mbi problemet e shumta fizike që ka pasur qendërmbrojtësi anglez që në këtë sezon nuk ka debutuar ende. Sa i përket polakut, Arsenali vazhdon të mos jetë shumë dakord për një huazim me të drejtë, por mundësisht vetëm me detyrim blerje.

Ndërkohë që për Brasienë, kërkesa e Brestit prej 15 milionë eurosh vazhdon të konsiderohet shumë e lartë, edhe pse drejtuesit e merkatos kuqezi shpresojnë që në ditët e ardhshme klubi francez të mund të ulë kërkesat. Në këtë pjesë të fundit të merkatos së janarit, ndërkohë, duket se nuk do të ketë prurje të reja në mesfushë dhe sulm, ku do të mbyllet sezoni me Terraçianon dhe Benaserin, ndërkohë që në prill grupit do t’i bashkohet edhe Pobegat që është ende i dëmtuar.

REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL

You may also like