Djali i Talat Xhaferit, gruaja e Islam Abazit bëhen prokurorë, gruaja e Mucunskit gjykatëse

by admin
Spread the love

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikoi renditjen me rezultatet përfundimtare të provimit përfundimtar  për gjeneratën e shtatë.

Provimin përfundimtar e kanë kaluar 57 kandidatë, disa prej të cilëve gjykatës, e disa prokurorë publikë, mes të cilëve edhe të afërm të ngushtë të zyrtarëve publik, shkruan Fokus.

Barlet Xhaferi, djali i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për të cilin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi se e kishte dhënë provimin e jurisprudencës para se të diplomohej, është i 42-ti në ranglistë dhe është në grupin e prokurorëve të ardhshëm publik, shkruan portali Fokus.

Në këtë ranglistë është edhe Albulena Abazi, bashkëshortja e kreut të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila është e 51-ta në ranglistë dhe ajo sikurse djali i Talat Xhaferit do të jetë prokurore publike.

Pikërisht për shkak të saj Abazi u tërhoq nga Bordi Drejtues i Akademisë ku u propozua nga Këshilli i Prokurorëve Publik.

Në mesin e gjykatësve të zgjedhur është edhe Simona Mucunski, bashkëshortja e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të komunës së Aerodromit, Timço Mutsunski.  Ajo u radhit e katërta në listë.

Përballë saj është Biljana Smaçoska, vajza e prokurores së Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Gordana Smaçoska. Dragan Josifoski është i 13-ti në listë dhe është djali i prokurores Elizabeta Josifoska, e cila ishte në Prokurorinë Speciale.  Ai do të jetë gjykatës.

Mes atyre me provime përfundimtare është edhe Ilir Jakupi,  djali i gjykatësit të Gjykatës së Lartë Administrative Subhi Jakupi.  Ai duhet të jetë prokuror publik ashtu sikur që është zgjedhur Jetmir Bexheti, djali i gjykatësit të Apelit, Enver Bexheti.

Enver Bexheti ishte gjykatës për rastin e përgjimit masiv, “Target-Fortesa”, në të cilin akuzohet ish-kreu i UBK-së, Sasho Mijalkov, të cilin Këshilli Gjyqësor theksoi se lëndën e ka mbajtur me muaj në  sirtar dhe ka kontribuar në vjetërsimin e çështjes, shkruan Fokus.  (INA)







Artikulli paraprakAlarm për bombë në vilën e Pendarovskit




You may also like