Dj Dagz, burrë tipik shqiptar. Einxhel Shkira shfryn në rrjete sociale, vajzat ‘i qajnë hallin’

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të dashur dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar, të cilët krahas shumë angazhimeve dhe projekteve në punë, po shijojnë fazën e ëmbël të prindërimit.

Çifti simpatik që u njoh brenda shtëpisë së Big Brother VIP 1, janë mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë edhe momente të këndshme, jo vetëm së bashku, por edhe me më të voglin e familjes së tyre, vogëlushin Trev.

Mirëpo, duket se së fundmi Einxhelin e ka zënë halli me partnerin e saj. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka shprehur hallin që shumë vajza e gjejnë veten.

“Kur e dëgjoj Dagz që don me parë ndeshjen sonte dhe unë doja të dilja me shëtit por ra shi”- shkruan moderatorja shqiptare krahas një poze të publikuar në Instagram, ku duket vërtetë e mërzitur.

You may also like