Ditë lamtumirash tek United, pas Pogba zyrtarizohet edhe një tjetër largim

by admin
Spread the love

Është një ditë lamtumirash në shtëpinë e Manchester United. Pas francezit Paul Pogba, klubi ka zyrtarizuar edhe një tjetër lojtar që nuk do të jetë më pjesë e “Djajve” për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin, Jesse Lingard. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku i ka uruar anglezit suksese në aventurën e tij të re.

Kështu, Lingard bëhet largimi i dytë në ditën e sotme nga United pasi kontrata e tij nuk u rinovua. Për sa i përket të ardhmes së tij, disa klube nga Premier League, por edhe Roma në Serie A janë në garë për të marrë shërbimet e tij. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like