Dita e lindjes së Hueyda El Saied, ja mënyra prekëse si e uron bashkëshorti i saj

by admin
Spread the love

Bashkëshorti i moderatores së ndjerë Hueyda El Saied poston vazhdimisht video dhe foto në rrjetet e tij sociale për ta rikujtuar atë e për ta shoqëruar me dedikime emocionuese.

Ditën e sotme, Thierry na ka prekur të gjithëve me urimin e tij të datës 16 mars, që përkon me ditën e lindjes së Hueyd-ës.

Ai ka publikuar një video në të cilën ka bashkuar disa foto nga fragmente të ndryshme të kujtimeve të partneres së tij; mbi video ai shkruan “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”

Ndërkohë, si mbishkrim të fotos, Thierry e ka uruar edhe njëherë Hueyd-ën në emër të tij e të Gabrielit, djalit të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime
16 Marsi do të jetë festa jonë kombtare çdo vit, përgjithmone!!
Gabriel&Thierry”,- shkruan ai.

Rikujtojmë se, në kuadër të ditës së të dashuruarëve, Thierry ka publikuar në llogarinë e “Instagram”-it të Hueyd-ës që tashmë ai menaxhon, një video teksa ata kërcenin të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë një vals. Krahas videos, ai ka bashkangjitur një pikturë shumë të veçantë.

Si mbishkrim të postimit, ai ka shkruar një dedikim shumë prekës, ku thekson së do të mbajë mend gjithmonë kujtimet që ata kanë kaluar së bashku.

“Më mungon shumë dashuria ime.. edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, mua më kujtohen akoma të gjitha ato kujtimet e mrekullueshme që kemi kaluar së bashku. Gëzuar ditën e Shën Valentinit përmes yjeve. Të dua Hueyda!”


You may also like