Dita e Derby della Madonnina në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

by admin
Spread the love

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja gjysmëfinale mes dy rivalëve të njohur lokal, Milanit dhe Interit, në takimin e njohur si Derby della Madonnina.

Pas ndeshjes së ditës së martë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, tani radha është për ndeshjen e dytë, po aq interesante mes Milanit dhe Interit.

Rivalët e vjetër lokal janë gati për ndeshjen e njohur si Derby della Madonnina e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje me formë relativisht pozitive, pa humbje nga pesë ndeshjet e fundit, ku ka dy fitore dhe tri barazime.

Në anën tjetër, ekipi i Simone Inzaghit është në formë të lartë pasi ka pesë fitore radhazi.

Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme apo më saktë me 16 maj. /Telegrafi/

You may also like