Displina jep vendimin, çelet hetimi për aktet e dhunës në përballjen Tirana-Vllaznia

by admin
Spread the love

Komisioni i Disiplinës së FSHF-sëka zbuluar këtë të premte vendimet për rastet e shkeljeve, të ndodhura gjatë javës së shkuar në futbollin shqiptar, ku padyshim ngjarja më e “shëmutar” ishte dhuna e paprecedente, në përballjen e futbollit të femrave, Tirana-Vllaznia.

Në përballjetn e lartpërmendur skuadrat, stafet e të dyja klube, por edhe të pranishëm në stadium u përfshinë në aktet e dhunës dhe përë këtë arsye Komisioni i Disiplinës ka vendosur të hapë një hetim disiplinor mbi ngjarjet e ndodhura. /i.m /abcnews.al

Vendimet e Disiplinës:

1. Zyrtari i KF Vllaznia, Ideal Lekiqi, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
2. Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
3. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. Lojtari i KF Maliqi, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. Lojtari i FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. Lojtari i KF Vllaznia U-16, Eugen Hebovija, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. Lojtari i FK Apolonia U-15, Kleron Allushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Lojtari i KF Vora U-19, Mattheu Hasrama, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9. Lojtari i KF Shkëndija Tiranë U-19, Klejdi Sula, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i KF Erzeni U-19, Dean Likmeta, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhuranë ndeshjen KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra.
12. KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Vllaznia U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13. AF Elbasani U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Etem Xhemali, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Ilirnik Prebibaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

You may also like