Disa nxënës të shkollës “Qamil Batalli” pastrojnë një pjesë rreth Liqenit të Badocit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nxënësit e klasave të 5-ta të shkollës “Qamil Batalli” të kryeqytetit, të enjten pastruan ambientin rreth Liqenit të Badocit.

Të njëjtit mblodhën mbeturinat si dhe lanë mesazhe për mirëmbajtje të asaj zone për këdo që e viziton.

Këshillat për mbrojtjen e ambientit u tha se janë të nevojshme të jepen qysh në fëmijëri, derisa kështu të ngritet edhe vetëdija e tyre e bartja më pas edhe tek gjeneratat tjera, njofton Shqip.

Ky aktivitet u bë në kuadër të lëndës zgjedhore të një projekti ndërkombëtar, që pikësynim ka mbrojtjen e ambientit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like