Dinamo nuk di të dalë nga kriza, skuadra e Erzenit “shijon” fitoren e parë në “Arena Egnatia”

by admin
Spread the love

Erzeni merr fitoren e parë në triumfin minimal 2-1 ndaj Dinamo City, me këta të fundit që nuk po dinë të dalin nga kriza.

Ndeshja u zhbllokua nga shijakasit, që gjetën rrugën drejt rrjetës me Maliqin në minutën e 27’. Nga ana tjetër miqtë tentuan të gjenin golin e barazimit, por në fund pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Dinamo reagoi shpejt në nisje të fraksionit të dytë dhe barazoi me Zabergja në minutën e 57’.

Megjithatë miqtë nuk ia dolën që ta ruanin barazimin, pasi në minutën e 78’ Kahrimanovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi fitoren dhe tri pikët e kësaj jave Erzenit.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-1, me Erzenin që pas javës së katërt të Kategorisë Superiore renditet në vend të pestë me pesë pikë, teksa Dinamo pozicionohet në vend të tetë me tre pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like