Dimitrov: Edhe janari është opsion për fillim të bisedimeve me BE-në

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Fokusi për Marrëveshje me Sofjen për tejkalimin e dallimeve është në dhjetor, por periudha është e shkurtër dhe për këtë nuk përjashtohet edhe janari si opsion për datë për fillim të bisedimeve me BE-në. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov.

Ai ka thënë se kryesuesi aktual me BE-në, Sllovenia, ka interes strategjik që të lëviz rajonin drejt BE-së, duke shtuar se pas saj kryesimin me BE-në e merr Franca, ku në pranverë janë zgjedhjet presidenciale.

“Edhe pse preferenca është në dhjetor, por nga disa kryeqytete në Evropë po dëgjojë se dhe janari megjithatë mbetet mundësi për sukses, që na jep edhe pak më tepër kohë, edhe pse mendoj që fokusi duhet të jetë në dhjetor”, tha Dimitrov për TV24. /SHENJA/

 


You may also like