Digjet deponia e qytetit në Dibër, kompetentët konsiderojnë se zjarri është vënë qëllimisht

by admin
Spread the love




Tashmë disa orë digjet deponia e qytetit në Dibër, ndërsa tymi dhe era e rëndë shtrihen në qytet. Në shuarjen e zjarrit janë përshirë Njësiti territorial i zjarrfikësve, si dhe të punësuarit në Ndërmarrjen komunale publike “Standard” me mekanizëm personal.

“Rreth orës 16:00 ishte denoncim se ka zjarr në deponinë e qytetit, pas së cilës menjëherë jemi nisur për atje. Është përfshirë sipërfaqe e madhe. Rreth shkaqeve nuk duam të spekulojmë”, tha për MIA-n, Xhetan Miftarovski, komandant i Njësitit territorial të zjarrfikësve të Dibrës.

Së bashku me të punësuarit e “Standard” në vetë vendin e ngjarjes është edhe drejtori Burim Kaba, i cili deklaroi se dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.


You may also like