Diego Simeone trajner i PSG? Presidenti i Atletico Madrid i vë vulën

by admin
Spread the love

Diego Simeone është një nga emrat e lakuar për të marrë drejtimin e PSG, pasi në verë me shumë mundësi do të largohet Mauricio Pochettino për shkak të eliminimit nga Champions League.

Në lidhje me këtë lajm i është kërkuar një reagim edhe presidentit të Atletico Madrid, Enrique Cerezo, i cili ka folur dhe ka qenë i qartë me deklaratën e dhënë për AS.

“Gjithmonë keni diçka për të folur, përndryshe përfundoi në shtëpi pa punë. Gjithmonë keni diçka për të thënë, edhe nëse është e rreme.

Simeone ka një ndeshje shumë të rëndësishme për të përgatitur. Kjo është ajo që ka rëndësi për të dhe për ne tani”, është shprehur Cerezo. / oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Facebook

You may also like