Diego Costa zyrtarisht një “ujk”, sulmuesi rikthehet në Premier League

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Diego Costa është lojtari më i ri i Wolverhampton. Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare klubi anglez ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit që ka lindur në Brazil po që ka nënshtetësi spanjolle.

Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Atletico Madrid, që akoma nuk ka mbushur 34 vjeç, ishte një lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar që në janar kontrata me Atletico-MG.

Diego Costa është tashmë një “ujk”, pasi ka firmosur me Wolverhampton deri në 30 qershor të vitit 2023. / Oversport.tv

Foto: Wolves Twitter

You may also like