“Dibra” kthehet në “Debar” – InfoShqip.com

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emri “Dibër”, në stacionin automatik meteorologjik është e shënuar në maqedonisht “Debar”, ndërsa edhe emri “Avtomatska Meteoroloshka Stanica” është përkthyer më “google” dhe ka dalë “Automatike Stacioni Meteorologjike”. Po ashtu, tek sqarimi i projektit që ka të bëj me menaxhimin me rreziqet dhe përmbytjet të lumit Drini i Zi, është vendosur sërish toponimi sllav që përdoret për lumin Drini i Zi – “Drim”.

Dibër, 10 shtator – Pas disa viteve shqetësimesh me toponimet në Komunën e Dibrës, kur Dibra quhej “Debar” dhe të gjithë ishin të detyruar si institucione të përdorin edhe në gjuhën shqipe terminin sllav, sot kur garantohen të gjithë të drejtat edhe me Kushtetutë, përsëri ndokush tenton që t’i kthen toponimet sllave në Dibër. Në oborrin të ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, në Dibër dje është vendos stacioni meteorologjik automatik si projekt për menaxhimin me rreziqe dhe përmbytjet në derdhjen e Lumit Drini i Zi. Sipas shkrimit në tabelën e Stacionit, ky projekt është financuar nga Fondi Global për Adaptim dhe është implementuar nga Programi zhvillimor pran Kombeve të Bashkuara – UNDP. Është një stacion meteorologjik që i duhet Dibrës dhe rajonit. Për këtë vendosje të stacionit automatik nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe siç është theksuar në tabelë, emri “Dibër” është e theksuar në maqedonisht “Debar”, ndërsa edhe emri “Avtomatska Meteoroloshka Stanica” është përkthyer më “google” dhe ka dalë “Automatike Stacioni Meteorologjike” në vend të “Stacioni automatik meteorologjik”.

Po ashtu, tek sqarimi i projektit që ka të bëj me menaxhimin me rreziqet dhe përmbytjet të lumit Drini i Zi, është vendosur sërish toponimi sllav që përdoret për lumin Drini i zi – “Drim”. Për çudi, vendosja e tabelave është në dy gjuhë, por manipulimi me toponimet është prezent dhe Dibra quhet “Debar” edhe në mbishkrimin në gjuhën shqipe, kurse Lumi Drini i Zi quhet “Drim”.

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, megjithëse e përshëndeti këtë aktivitet, informoi se si Komunë, është reaguar për mbishkrimin në tabelë, konkretisht për emrin “Debar” në vend të “Dibra”. Kryetari Duka thotë se është kërkuar nga kompetentët të konsultohen me persona adekuat të gjuhës shqipe që të përmirësohen gabimet e këtilla. Ndryshe, drejtori i ndërmarrjes komunale “Standardi”, Burim Kaba, është shprehur se vendosja e stacionit meteorologjik është punuar nga një ndërmarrje kompetente. Ai potencon se ky stacion është vendos pas një kërkese që i është bërë nga ana e kompetentëve. Në lidhje me toponimet gabimisht të të vendosura në tabelën dygjuhësore Kaba potencon se menjëherë kanë reaguar dhe shpreson se “gabimi” do të përmirësohet./Vjollca Sadiku

You may also like