Dialogu, e vetmja rrugë për shtensionim – Shqip

by admin
Spread the love

“Ftojmë palët të përmbahen nga provokimet”

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja mënyrë për të arritur “stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm si dhe për të ulur tensionet në veri të Kosovës”.

Përmes një deklarate, KFOR nënvizon se mirëpret përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të kthyer Kosovën dhe Serbinë në dialogun për normalizimin e raporteve.

“Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ky mision tha gjithashtu se po vazhdon kontaktet dhe koordinimin me të gjithë bashkëbiseduesit lokalë dhe ndërkombëtarë dhe se vazhdon të jetë vigjilent dhe krejtësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij për të ofruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Tv Klan

You may also like