Dhërmiu braktiset nga pushuesit edhe në fundjavë, shkak çmimet e kripura

by admin
Spread the love

Edhe pse është ditë e dielë, plazhi i Dhërmiut është braktisur nga turistët, për shkak të çmimeve të kripura, pushuesit kanë vendosur që këtë fundjavë mos të zgjedhin Dhërmiun.

Në pamje shihet qartë se shezlonget janë bosh.

Pushuesit me sa duket janë dyndur drejt Borshit, pasi çmimet nuk kanë ndryshuar, ndryshe nga plazhet e tjera në jug të vendit.

Në Borsh shezlongu kushton 500 lekë.

Edhe çmimet e njësive akomoduese apo dhe restoranteve janë të pandryshuara.

Këto janë disa nga arsyet, pse shumë pushues, vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të pushojnë në Borsh.

You may also like