Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një 18 vjeçare ra nga ndërtesa

by admin
Spread the love

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Viktima është A.G, 18-vjeçare.

E ndjera dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat dolën të jenë fatale për të.

18-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”

MARKETING




You may also like