“Dështuan në sigurimin e nevojave themelore humanitare”/ Autoriteti Palestinez fajëson Këshillin e Sigurimit të OKB-së

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Palestinez ka kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dështimin për t’u përballur me “katastrofën humanitare” në Gaza.

Ministria, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor të okupuar, tha se “Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mbytet në standarde të dyfishta të mjerueshme dhe i mungon konsensusi minimal mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tij ndaj katastrofës humanitare që ka goditur popullin tone. Kjo është Nakba e re. ”

Nakba i referohet zhvendosjes masive të palestinezëve në vitet 1940, kur u krijua shteti i Izraelit.

“Ministria kundërshton me forcë politizimin e hyrjes së vazhdueshme të të gjithë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe e konsideron atë një shkelje të hapur të rregullave dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratë.

Ai bëri thirrje për krijimin e korridoreve të përhershme humanitare për të ofruar ndihmë dhe mbrojtje për palestinezët në Gaza.

Dy kolona të vogla hynë në Gaza nga Egjipti përmes kalimit në Rafah gjatë fundjavës, me gjithsej 34 kamionë. Më herët të hënën, ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza raportoi se 5,087 njerëz, përfshirë 2,055 fëmijë dhe 1,119 gra, ishin vrarë që nga 7 tetori.


Top Channel

You may also like