Dështon sërish lëshimi i raketës “Artemis” drejt Hënës/ Rrjedhje në rezervuarin e hidrogjenit

by admin
Spread the love

Nisja e raketës më të fuqishme ndonjëherë të Agjencisë Amerikane të Hapësirës, po has sërish probleme, pasi u gjet një rrjedhje në rezervuarin e saj të hidrogjenit.

Nasa po bën një përpjekje të dytë për të nisur raketën drejt Hënës. Përpjekja e parë të hënën u pengua nga probleme teknike dhe moti i keq.

Rrjedhja  u kap pasi raketa nisi të ngarkohej me shtytës super të ftohtë.

Kontrollorët kanë provuar një sërë rregullimesh, por deri më tani pa fat.

Automjeti djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar shtytjen e nevojshme për të zbritur nga Toka.

Por kur kontrollorët dërguan komandën për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit, një alarm ra, duke treguar se kishte rrjedhje.

Dërgimi i raketës është planifikuar të ndodhë në orën 14:17 me kohën lokale.

Objektivi i raktës 100 metra të gjatë do të jetë të hedhë një kapsulë në drejtim të Hënës, diçka që nuk kishte ndodhur që kur Projekti “Apollo” përfundoi në vitin 1972.

Artemis I është një demonstrim teknologjik, kështu që nuk do të ketë ekuipazh me persona në bord. Por nëse gjithçka shkon sipas planit gjatë këtij misioni, atëherë Artemis II që pritet të fluturojë në vitin 2024, me siguri do të ketë njerëz.

Astronautja e NASA-s Jessica Mier tha se të gjithë duhet të tregojnë durim ndërsa SLS lëviz drejt fluturimit të saj të parë dhe të mos habitemi nëse do të ketë një shtyrje të mëtejshme.


Top Channel

You may also like