Dërgojini përqafimi këtij engjëlli të vogël

by admin
Spread the love

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer të estradës shqiptare. Si një ndër më të pëlqyerit dhe koncertet janë të shumta.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit një video nga një koncert që ka mbajtur së fundmi. Por ajo që ra në sy ishte një vogëlushe, e cila teksa ndodhej në krahët e të atit, argëtohej nën ritmet e muzikës së Yllit.

Kjo nuk ka kaluar ka u vënë re nga vetë këngëtari, i cili ka ndarë videon në Instagram me një mesazh për vogëlushen. “Dërgojini përqafimi këtij engjëlli të vogël. Nuk ndalem dot së pari këtë video”, shkoi këngëtari poshtë videos.

Kujtojme se gjate javes, Semi Jaupaj dhe Ylli Limani, kanë bërë disa komente në rrjetet sociale që kanë bërë ndjekësit e tyre të dyshojnë se ata po vijnë me një bashkëpunim.

Këngëtari ka postuar në Instagram një video me këngën e tij të re dhe vëmendjen e ka marrë komenti i Semit e cila i shkruan: “Boll bre mshele gojën”, shkëputur nga videoja e tij. Ndërkohë, Ylli i shkruan: “Kush e ka gati këngën e re kush?”

Kaq ka mjaftuar që njerëzit të aludojnë se ata po sjellin një bashkëpunim, megjithatë, mund të jetë një bashkëpunim për tekstin ose muzikën siç ndodhi pak muaj më parë.


You may also like