Dërgohen në kontroll të jashtëzakonshëm teknik 200 autobusë dhe automjete të tjera të cilat bëjnë transport publik të udhëtarëve

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 08:00 deri më 12:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realizuaraksion kontrollues për kontrollimin e automjeteve të cilat kryejnë transport publik udhëtarëve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 32 kundërvajtje në trafik, prej të cilave 19 për shkak të pajisjeve të frenimit në gjendje jo të rregullt…

Siç informoi MPB, në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm janë dërguar 200 autobusë dhe mjete tjera të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Jë bëjmë thirrje pjesëmarrësve në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

You may also like