Derek Chollet bisedë telefonike me presidentin serb/ SHBA-ja pret normalizimin e marrëdhënieve nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

by admin
Spread the love

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i tha presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Me anë të një bisede telefonike, Chollet iu drejtua Vuçiç-it se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, të jetë konstruktiv dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit foli edhe për nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Një ditë më parë Chollet i tha Kurtit ka ardhur koha që të diskutohet për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin në vitin 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por gjatë vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës zbuloi se marrëveshja nuk është në përshtatje të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por qeveria kosovare është kundër një asociacioni njëetnik.

Mediat e huaja raportojnë se Vuçiç gjatë bisedës është shprehur se pret një takim shumë të vështirë, mirëpo vendi i tij është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon. Njëkohësisht ai tha se është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të BE-së.

Propozimi i BE-së pritet të jetë pjesë e agjendës së takimit Kurti -Vuçiç ditën e nesërme, gjithashtu edhe diskutimi për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në vitin 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar rreth 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like