“Derby della Madonnina”, Pioli dhe Inzaghi publikojnë formacionet zyrtare

by admin
Spread the love

Milani dhe Interi do të përplasin brirët në orën 21:00 në San Siro për gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës .

Ashtu si pritej, asnjë rotacion nga ana e Inzaghit që konfirmon në sulm dyshen Lautaro-Dzeko. Nga ana tjetër Pioli i ka dhënë hapësirë Bennacer pas mungesës së rëndësishme në mesfushë të Tonalit.

Hapësirë edhe për Krunic dhe Salemakers që sëbashku me Leao do të vendosen pas shpinës së Olivier Giroud në majën e sulmit. Për sa i përket mbrojtjes pushim për Calabria që në vendin e tij do të aktivizohet Florenzi. /oversport.tv

Formacionet zyrtare

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko

You may also like