Derbi i Italisë, -6 ditë: Inzaghi gjen Calhanoglu dhe Bastoni, ndërsa Allegri dyshen serbe Vlahovic dhe Kostic

by admin
Spread the love

Nuk është e lehtë të përgatitet një ndeshje që vlen për kreun e tabelës, dhe për këtë gjë, Allegri dhe Inzaghi do të fillojnë të mbledhin copat për të testuar më pas në seancat stërvitore lojtarët.

Këto kohë kanë qenë ndeshjet e kombëtareve, dhe lojtarët janë larguar me skuadrat e tyre. Disa janë dëmtuar, disa mund të kthehen të lodhur fizikisht, por koha në dispozicion për t’i rikthyer këta lojtarë në gjendjen e tyre më të mirë, janë gjashtë ditë për të bërë gati lojtarët për sfidën Juventus-Inter.

Juventus do të mblidhet në seancën stërvitore më datën 21 nëntor, të martën. Nga detyra e kombëtares, do të vijnë në Torino dy serbët, Vlahovic dhe Kostic, por edhe McKennie. Nga ana tjetër, Locatelli është duke u rikuperuar nga një dëmtim në brinjë, ndërsa Weah dhe Alex Sandro do të rifillojnë punënn në grup. Pas ndeshjes së sotme që luan Italia, Allegri do të gjejë në Torino Chiesa, KEan, Cambiaso dhe Gatti. Ditën e enjte, do të rikthehen Szczesny, Rabiot dhe Yildiz, ndërsa Bremer pritet të vijë të premten.

Inter rifillon stërvitjen në fillim të javës. Na Appiano Inzaghi gjen vetëm Mkhytarian nga titullarët, pasi pjesa tjetër janë të gjithë në detyrë me kombëtaret e tyre. Ditën e enjte, rikthehen amerikano-jugorët, me Carlos Augusto, Sanchez dhe Lautaro. Cuadrado dhe Calhanoglu ndodhen në Milano, pasi dyshja ka pasur disa shqetësime. Turku u kthye duke lënë kombëtaren pasi kishte një grip të lehtë, ndërsa Bastoni, ai që shqetësoi më shumë Inzaghin, do t’i nënshtrohet terapsië dhe të partën do të kryejë teste të reja në pulpën e djathtë për të kuptuar shkallën reale të dëmtimit të pësuar të mërkurën e kaluar dhe më pas kohën e rikuperimit.

Më pas, do të rikthehen italianët Acerbi, Barella, Darmian, Dimarco dhe Frattesi, dhe yjet e tjerë si Dumfries, De Vrij, Asllani, Sommer, Thuram dhe Arnautovic./h.ll/abcnews.al

You may also like