Deputetja shqiptare: Parlamenti kroat doli me platformë që do ta mbështesë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Perlaskaj, e ka ngritur çështjen e zhvillimeve në Kosovë në dy takime të ndara të zhvilluara sot bashkë me eurodeputetë kroatë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se të gjithë deputetët pa marrë parasysh se cilës parti politike i takojnë u zotuan se do të na mbështesin fortë hyrjen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin Evropian.

“Me rëndësi është që do të jetë një platformë e përbashkët e Parlamentit të Kroacisë, që do ta mbështesë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe detyrë e çdo europarlamentari kroat është që të lobojnë tek europarlamentarët tjerë gjatë takimeve të tyre”.

“Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme në emër të qeverisë kroate mori një qëndrim që do ta mbështesë në mënyrë sa më aktive gjatë bisedimeve si kandidat për hyrjen në Bashkimin Evropian”, ka thënë Perlaskaj, njofton Klankosova.tv.

 

You may also like