Deputetja Mizrahi është propozuar në krye të komisionit hetimor për onkologjinë

by admin
Spread the love

Deputetja Rashela Mizrahi, është propozuar për kryetare të Komisionit Anketues për rastin e Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë. Propozimi është bërë nga grupi i deputetëve të VMRO-së në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, i cili duhet të përcaktojë përbërjen e komisionit anketues, nga ku u propozuan që Aleksandar Veljanovski të jetë nënkryetar dhe anëtarët Antonijo Milloshoski, Gordana Siljanovska – Davkova, Ivanka Vasilevska, Ljupço Prenzov, Petar Risteski, për zëvendës anëtarë Dajanço Eftimov, Dafina Stojanoska, Dragan Kovacki, Toni Jarevski dhe Zoran Kocevski.

Nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, për deputetë janë propozuar Daniela Markovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski dhe Marija Georgievska, ndërsa për deputetë Mile Talevski, Maja Moraçanin, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Sonja Mirakovska.

BDI propozoi për anëtarë Arben Ziberin dhe Bedri Fazlin, ndërsa zëvendës anëtarë Bajram Kadrijën dhe Berat Aidarin.

MARKETING



You may also like