Deputetja britanike-Hillit për “Platnium Wolf”: Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe mban në ndalim tre policë kosovarë

by admin
Spread the love

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka replikuar ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.

“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar”, nis teksti i saj.

“Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns, përcjell KlanKosova.

Gjatë ditës ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.

Hill pas stërvitjes së ushtrisë serbe me atë amerikane: Kështu forcohet partneriteti dhe sigurohet paqja në botë

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like