Deputeti i PD-së i kërkon hapur dorëheqjen Bashës: Ai është një diktator i vogël

by admin
Spread the love

Deputeti i PD, Edmond Spaho e quajti kreun e PD, Lulzim Basha një diktator, i cili e ka çuar partinë nga humbja në humbje.

Në një dalje për mediat, Spaho i ka bërë thirrje Bashës të japë dorëheqjen, para se ta shkarkojë Kuvendi i 11 dhjetorit.

“Ata që kanë vulën përpiqen të manipulojnë opinionin publik për gjoja mosekzistencën e firmave dhe mosplotësimin e numrit të nevojshëm. Emrat e delegatëve kanë dalë me emra me transparencë, kam lexuar emrat një për një. Korça, Pogradeci dhe Maliqi kanë qenë në nivele të mira delegatët pjesëmarrës në 11 dhjetor.

Kur flasim për të dhëna të individëve bëhet fjalë për të dhëna sensitivie. Edhe në lidhje me emrat kam patur konsensus me të gjithë delegatët. Kush nuk ka dashur t’i lexohet emri nuk i është bërë publik, por si delegat do të vijë e do të votojë.

Kuvendi do të miratojë ndryshimet statutore që do të forcojnë demokracinë, veçanërisht do të sanksionohet amendamenti Basha, pra nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme je automatikisht i hequr. Kur humbet zgjedhjet lokale duhet t’i nënshtrohesh sërish votimit. Do të ketë ndryshime që kanë të bëjnë me dhënien pushtet anëtarësisë. Kuvendi do të shkarkojë Bashën dhe do të marrë vendime të tjera.

Basha është një diktator i vogël që e ka çuar partinë nga humbja në humbje, ka mbytur zërat në PD. Atje veçse jepen urdhra dhe merren dëshira të drejtuesve të PD. E drejta e anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin kur nuk janë dakord me vendimet e kryesisë.

Ajo që thotë Basha se nuk do ta njohë Kuvendin nuk varet nga ai, nuk është vullneti i tij, por i anëtarësisë. Për t’i shpëtuar shkarkimit do i sugjeroja të jepte dorëheqjen një orë e para, para se të arrijë data 11”, tha Spaho.

You may also like