Deputeti i PD debaton ashpër me ministren: Këtu nuk keni ardhur që t’ju përkëdhelin

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e Kuvendit të sotëm, deputeti i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Edmond Spaho ka replikuar me ministren e Ekonomisë dhe Financave për interpelancën e kërkuar me kryeministrin Rama. Spaho ka folur për gjendjen ekonomike të shqiptarëve, ku thotë se është e rëndë duke përmendur këtu pagat e ulëta dhe ndihmën e vogël ekonomike.

Në fund të interpelancës, Spaho replikoi ashpër me drejtuesen e seancën Ermonela Felaj e cila i tërhoqi vërejtje për mënyrën si ai i drejtohej ministres. Spaho u shpreh se në Kuvend asnjë ministre nuk vjen si grua por si politikane për të mbrojtur partinë politike që përfaqësojnë.

Pjesë nga debatet:

Edmond Spaho: Në disa raste rritja e çmimeve ka qenë 40 deri në 50%. Gjendja ekonomike e qytetarëve shqiptarë është shumë e rëndë. Ata përballen me paga të ulëta. Prej 10 vitesh ato nuk janë rritur. Ndihma ekonomike është në nivel të mjerueshëm. Qëndrimi i qeverisë për krizën e çmimeve ka qenë mjaft i papërgjegjshëm. Parashikimet e kryeministrit kanë qenë apokaliptike. Këto ditë është ofruar shoë i radhës me fiken e dritave në rrugë gjatë natës dhe inspektimet në terren nga deputetët. Në shumë qytete janë organizuar protesta që kishim kohë pa i parë.

Pa deklaratës së kryeministrit që çmimi i karburanteve do të vazhdojë të rritet grositët përfituan duke rritur çmimet. Opozita kërkoi të ndërhyni me mekanizma sociale por këto thirrje ranë në vesh të shurdhët. Kryeministri i cilësoi protestat turp kombëtar.

Delina Ibrahimaj: Spaho e filloi fjalimin duke folur për rritje të çmimeve ndërkohë që ne do presim për shifrat zyrtare të INSTAT që akoma nuk ka dalë. Ka disa produkte të shportës që janë rritur realisht por do të presim fundin e muajit për të parë nëse ato janë rritur 40%. Ne e kemi mbajtur premtimin për të mbrojtur biznesin e vogël dhe familjet.

Çdo shtet ka sistemin e vet fiskal. Ju mund të thoni që kemi taksat më të larta por faktet tregojnë tjetër gjë. Ju thoni që janë 18 mld të ardhura shtesë për shkak të rritjes së çmimeve.

Edmond Spaho: Këtu jeni përfaqësuese politike nuk jeni as grua. As nënë, as motër. Këtu ke ardhur të mbrosh qëndrimet e qeverisë tënde. Duhet të jesh e përgatitur për Kritika. Nuk ke ardhur këtu që të përkëdhelin.

Ermonela Felaj: Zoti Spaho nëse ne nuk jemi model në mënyrë si flasim, nuk kemi shans për të ndryshuar gjë.

You may also like