Deputeti demokrat reagon i trishtuar: Shumë e dhimbshme, ndihem keq

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka dënuar aktin e dhunës ndaj Sali Berishës. Sipas Çollakut duhet një hetim i pavarur, pasi sipas tij ka hije të shumta dyshimi.

Mes të tjerash, deputeti demokrat shton se mund të futet edhe një ekspert ndërkombëtar për të hetuar dhunën ndaj Sali Berishës. Çollaku theksoi se është shumë e vështirë të bëhet një gjest i tillë rastësisht.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e dhimbshme, ndihem keq. Kur shikon një ish kryeministër në një moshë të tillë të goditet në mënyrë të tillë. I shëmtuar si akt dhe i dhimbshëm. Është edhe një ngjarje që ka çdo të drejtë për të pasur hije dyshimi.” tha Çollaku në “Radarin Informativ”.

“Është një ngjarje që kërkon hetim të plotë dhe një mënyrë të pavarur. Edhe një ekspert i huaj nuk do të ishte keq për këtë hetim. Opsionet janë logjike se nuk ka informacione.”

You may also like