Deputeti demokrat: Kuvendi i Berishës bie ndesh me statutin

by admin
Spread the love

Për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se Kuvendi i Berishës që do të zhvillohet nesër në stadiumin ‘Air Albania’, bie ndesh me statutin e partisë. Xhaferraj tha se duhet të kishte një vendim kryesie për thirrjen e Kuvendit, ndërsa foltoren e konsideron si një aktivitet politik të ish-kryeministrit.

Deputeti është shprehur se situatën brenda PD-së nuk e sheh si një betejë mes dy figurave kryesore të partisë, pasi demokratët e kanë betejën me Edi Ramën dhe jo me njëri-tjetrin.

Deklarata e Xhaferrajt:

“Nuk kam dëshirë ta konceptoj si betejë brenda PD, gjithmonë mendoj se mund të ekzistojnë hapësirat për kompromis. Mendoj se ekzistojnë hapësira që më datë 18 të bëhet një kuvend gjithëpërfshirës. Ne nuk e kemi betejën me njëri-tjetrin. Ne betejën e me Edi Ramës, foltorja i ka përcjellë mesazhin opinionit publik se zhvillimet priten nga PD. Edhe vizita e Escobar, në fillim me PD, protokolli e kërkon me qeverinë, si rrallë ndonjëherë bëri deklaratë përpara PD.

Janë bërë shumë aktivitet të thirrura nga Berisha. Nisur nga ajo që na imponon statusi nuk mund të quhet kuvend. Duhet të kishim një vendim të kryesisë ose këshillit kombëtar për tu quajtur kuvend. Vendim kemi kur propozon kryetari me anëtarësinë. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkon ¼ e delegatëve, por e thërret kryesia”, tha Xhaferraj.

You may also like