Deputetët përballen sot me pritën e papritur teksa hyjnë për në Kuvend

by admin
Spread the love

Deputetët e Kuvendit janë përballur sot me pritën e banorëve të Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 Majit’. Ata kanë dalë sot në protestë para parlamentit. Janë banorët që preken nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës së bashkisë. Ata kanë kërkuar ndërmjetësim nga parlamenti për transparencë për projektet si dhe kontratë të ligjshme me bashkinë për banesat e reja.

“Para parlamentit protestojnë 4 grupime qytetarësh nga Tiranë. Të parët janë banorët e ‘5 majit’, po kështu i janë bashkuar dhe banorët që preken nga zgjatimi i bbulevardit në Laprakë, banorët eKodrës së Priftit dhe banorët e Paskuqanit. Kërkesat e tyre janë të njëjta, e para kërkojnë transparencë për projektin, për shtëpitë që po prishen dhe ku do të marrin shtëpi, pasi sipas tyre në asnjë nga territoret ku po hapet terreni për ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti nuk ka transparencë dhe as bisedime me banorët dhe banorët kërkojnë marrëveshje me bashkinë përmes kontratave të rregullta”, raportoi gazetari Erjon Skëndaj.

Ndërsa banorët thanë se kanë marrë kontratë të njëanshme nga bashkia, teksa bonusi i qirasë është qesharak sipas tyre.

“Jam banor i rrugës ‘5 maji’. Shtëpia ime është prishur ndër të parat. Parlamentit i kërkojmë që të bisedojë me bashkinë, të bëjë një ndërmjetësim dhe të na lidhë një kontratë të ligjshme, jo kontratë të njëanshme, që thotë na dhuro shtëpinë dhe unë të premtoj. Në kërkojmë që deputetët të ndërmjetësojnë për një kontratë të ligjshme. Bonusi i qirasë është qesharak. E kam marrë me qira 250 mijë lekë. Presim të reagojnë”, tha një banor.

You may also like